Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarët në Mali protestojnë kundër pranisë ushtarake franceze


Në kryeqytetin Bamako të Malit, u zhvillua një protestën kundër Francës dhe pranisë ushtarake franceze në vend.

Qindra protestues u mblodhën në sheshin “Pavarësia” për të protestuar kundër pranisë ushtarake franceze në Mali dhe Misionit të Stabilizimit të Integruar Multidimensional të Kombeve të Bashkuara në Mali (MINUSMA).

Protestuesit në duar mbajtën pankarta me mbishkrime si dhe brohoritën me slogane kundër Francës.

Ndërkohë ka tërhequr vëmendjen se shumë protestues mbajtën në duar flamuj të Rusisë dhe pankarta me shprehje pro ruse.

Lideri i juntës ushtarake Komiteti Kombëtar për Shpëtimin e Popullit (CNSP), Assimi Goita, në një fjalim të mbajtur me rastin e 60-vjetorit të pavarësisë së Malit, u bëri thirrje për mbështetje kombeve të huaja në vend.

Goita kishte deklaruar se populli duhet të mbështeste “partnerët e ushtrisë së Malit” MINUSMA, operacionin Barkhane të Francës dhe forcën me detyrë Takuba.

Në kuadrin e operacionit Barkhane të Francës i cili filloi në vitin 2014, ndodhen me detyrë 5.100 ushtarë në Mauritania, Mali, Burkina Faso, Niger dhe Çad në rajonin Sahel.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *