Një zjarr ka rënë në një punishte kartonësh në Gjirokastër ditën e sotme.
Flakët kanë shpërthyer në orët e para të mëngjesit, në punishten që ndodhet në lagjen “Zinxhira” në afërsi të një karburanti.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Zjarri mësohet se ra fillimisht në një makineri.
Dyshimet e para janë se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndije elektrike.
Në punishte në momentin e zjarrit nuk ka pasur asnjë punonjës.