Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka bërë një tjetër reagim lidhur me debatet mes palëve politike për hapjen e listave dhe për koalicionet.
Ndërsa rikujton marrëveshjen e 5 qershorit, Kim shkruan në “Twitter” se çdo propozim duhet të jetë në mirëbesim.
“Ne i kujtojmë kryeministrit Rama, Kreut të PD-së Basha dhe të gjithë drejtuesve të tjerë, për të gjitha angazhimet që kanë marrë për 5 qershorin dhe çdo masë përtej 6/5. Angazhimi, propozimet dhe kundërpropozimet duhet të jenë në mirëbesim. SHBA-të gjithmonë do t’ju mbështesin, por ju drejtuesit shqiptarë jeni pala më përgjegjëse”– shkruan ambasadorja Kim.
We remind PM @ediramaal, DP @lulzimbasha_al & other leaders of all commitments they made with regard to 6/5 & any measures beyond 6/5. Engagement, proposals & counter-proposals must be in good faith. will always support you, but YOU – leaders – are the responsible party. https://t.co/LeFYBmyGAh
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 24, 2020