Asnjë person nuk ka humbur jetën në Kosovë në 24 orët e fundit, lidhur me Covid-19.
Sipas autoriteteve shëndetësore nga 592 persona të analizuar lidhur me koronavirusin e ri, janë zbuluar 63 raste të reja.
Numri i përgjithshëm i viktimave në vend ka mbetur në 616, aq sa ishte dje. Ditët e fundit Kosova ka raportuar numër të ulët viktimash e të prekurish lidhur me Covid-19, ndryshe nga javë më parë.
Autoritetet kanë vendosur lehtësimin e disa masave megjithatë bëjnë thirrje për zbatimin e rregullave që janë ende në fuqi.