Vendosni fjalën kyçe....

Besa Shahini i dorëzon detyrën Evis Kushit, tregon këshilltarin e saj më të mirë


Besa Shahini i ka dorëzuar pasardhëses së saj detyrën e Ministrit të Arsimit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Shahini ka treguar edhe këshilltarin e saj më të mirë gjatë periudhës që mbajti postin e drejtimit të arsimit në Shqipëri.

Shahini thotë se këshilltari i saj më i mirë ka qenë “Parlamenti i Nxënësve”.

Sot, para përfaqësuesve të “Parlamentit të Nxënësve”, dorëzova zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë tek Ministrja Evis Kushi.

“Parlamenti i Nxënësve” ka qenë këshilltari im më i mirë për politikat e arsimit parauniversitar, sidomos gjatë organizimit të mësimit në kushte shtëpie në periudhën e pandemisë, e cila vazhdon të jetë akoma mes nesh. Janë nxënësit dhe studentët ata për të cilët bëhen politikat arsimore, ndaj zëri i tyre është edhe spiranca që i duhet mendimit politik në fushën e arsimit.

Evisit, i uroj gjithë të mirat dhe suksese në detyrën e re, një detyrë e vështirë por jashtëzakonisht përmbushëse dhe me impakt të lartë në shoqëri”, shkruan Shahini

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *