Vendosni fjalën kyçe....

Bluzat e bardha protestë të heshtur tek Urgjenca e QSUT-së: Rama na mashtroi dje për takimin


Ashtu siç kishin paralajmëruar, mjekët dhe infermierët kanë mbajtur sot një protestë të heshtur një orëshe tek Urgjenca e QSUT-së.

Bluzat e bardha kanë lënë për pak punën dhe kanë qëndruar në ambientet e jashtme të Urgjencës në QSUT në shenjë proteste për kushtet në të cilat janë të detyruar të punojnë.

Dr. Ibrahim Ruka kirurg në QSUT tha për mediat që sindikata u mashtrua pasi as kryeministri Edi Rama as ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk kanë pranuar takimin me përfaqësinë e mjekëve.

“Sot sapo morëm lajmin që dhe kryeministri dhe ministrja nuk kanë pranuar të takohen me përfaqësinë e sindikatës por kanë lënë këshilltarët në dispozicion të tyre. Ky është një mashtrim i madh që i kanë bërë sindikatës dje.
Besoj që do mblidhet këshilli koordinativ dhe do vendosë për më tutje. Sot është një orëshe protesta më pas do merret vendim nga këshilli”, deklaroi kirurgu Ruka.

Ditën e djeshme policia refuzoi kërkesën e mjekëve për të protestuar, ndërsa kryeministri Edi Rama i ftoi ata për një diskutim sot në orën 09:00.

Mjekët kërkojnë paga dinjitoze si dhe sigurimin e jetës teksa vendi përballet me pandeminë e Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *