Vendosni fjalën kyçe....

Dy orë në takim me 4 mjekët, Manastirliu: Do ngrihen grupe pune për 4 kërkesat


Ka përfunduar pas dy orësh takimi mes 4 përfaqësuesve të mjekëve me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ministrja ka deklaruar se do të ngrihen grupe pune mes sindikatës dhe ministrisë, që do të nisin nga e mërkura e ardhshme për realizimin e 4 kërkesave të bluzave të bardha.

“Ne kemi diskutuar shumë konkretisht për pikat që përfaqësuesit e sindikatës kanë përcjellë, kemi një rrugë të gjatë përpara për të adresuar në mënyrë afat shkurtër, mesme dhe gjatë për të adresuar kërkesat ee tyre. Takimet do të fillojnë që prej javës që vjen, Ura e komunikimit me ta është e konsoliduar. Ministria e Shëndetësisë është shtëpia e tyre, aty do të zhvillohen të gjitha takimet. Në këtë situatë, forca më e madhe janë ata, do t’i dëgjojmë, do të marrin vendim për të ardhmen e tyre, janë 4 pika që do të diskutohen, janë çështje që do të diskutohen edhe në ekipe më të vogla se adresojnë situata të ndryshme, kërkojnë ekspertizë më të gjerë. Një vit e pak përpara në saj të punës që kemi bërë së bashku, ndryshimet në Kodin Penal janë realizuar dhe kjo është bërë falë vullnetit të qeverisë. Jemi së bashku, jemi në të njëjtën anë të llogores, do punojmë për të mirën e qytetarëve”, tha Manastirliu.

Një nga katër mjekët që morën pjesë në takim, ishte Gentian Stroni. Ai u shpreh se qeveria i ka parë të drejta të katër kërkesat e tyre.

“Hodhëm bazat e bashkëpunimit, dhe bëmë një kalendar për realizimin e kërkesë. Do kemi grupet e punës që janë nga sindikata jonë dhe qeveria për të arritur në përfundimet që do të donim të ishin. Do jetë pjesë e një diskutimi tjetër në grupe më të vogla për detajet. Për t’u vlerësuar fakti që nga pala qeveritare u panë të drejtat për 4 kërkesat, tani do të punojmë për realizimin në detaje”, tha Stroni.

Paralel me këtë takim, mjekë e infermierë protestuan në heshtje përpara urgjencës së QSUT-së. Ata deklaruan se kryeministri Edi Rama i kishte mashtruar kur i ftoi në takim, pasi nuk i priti ai vetë përfaqësuesit e sindikatës së mjekëve.

4 kërkesat:
-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.
-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.
-Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
-Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *