Vendosni fjalën kyçe....

Hajdari: Sot depozitojmë propozimin për listat e hapura, të hiqet pragu zgjedhor


Deputetja Rudina Hajdari ka folur sot për propozimin e opozitës parlamentare për listat e hapura të cilën do ta depozitojë sot në Parlament.

Ajo tha se ka kërkuar për heqjen e pragut zgjedhor dhe i bëri thirrje opozitës parlamentare që të firmosin propozimin.

“Sot opozita parlamentare është duke nënshkruar një propozim për listat 100 përqind të hapura dhe depozitohet sot në Kuvend. Është një draft i mirë integruar me të gjitha propozimet që kemi bërë për të patur lista të hapura reale. Ajo që duhet të bëjmë është që t’i hapim listat 100% dhe mos të kemi më lista të vendosura nga kryetari dhe mos t’i mashtrojmë qytetarët shqiptarë duke i dhënë një votë parapëlqyese dhe ndërkohë peshën më të madhe do ta ketë kryetari i asaj partie.

Për ta bërë këtë propozim kemi nënshkruar një dokument. Presim bashkimin e deputetëve të opozitës parlamentare. Ftoj të gjithë opozitën të nënshkruajnë këtë propozim që do të hapë 100 përqind listat. Ajo që është e rëndësishme është vota e qytetarëve e cila është prioritet në mënyrën e llogaritjes së mandateve. Kemi kërkuar që pragu zgjedhor të hiqet. Do njiheni shpejt me dokumentin. Kemi nënshtruar një dokument, presim që opozita parlamentare të na bashkohet në këtë nismë.” – tha Hajdari.

Gazetarët e pyetën Hajdarin lidhur me thirrjen e deputetit Andi Përmeti për të bojkotuar Kuvendin në rast se nuk sillet një ligj për hapjen e listave.

Deputetja Hajdari nuk dha përgjigje direkte për pyetjen, por theksoi se është e gatshme të bëjë çdo sakrificë për të çuar kauzën përpara.

“Jemi të gatshëm që të bëjmë çdo sakrificë për të çuar këtë kauzë të bukur që mbështetet nga pjesa dërrmuese e s’duhet të mashtrojmë shqiptarët për t’i dhënë iluzionin se do kenë një votë parapëlqyese, ndërkohë që peshën më të madhe do e kenë kryetarët. Ndaj ftoj opozitën parlamentare që të nënshkruajnë këtë propozim, ai hap ato lista 100% reale. Është draft që ka integrim të të gjitha kërkesave. Ka dhe kërkesa të reja. Është nënshkruar si nga zoti Murrizi dhe deputetët e tjërë, të cilët po e nënshkruajnë. Do depozitohet në Kuvend. Ka disa ndryshime. Vota parapëlqyese do të jetë ajo e qytetarëve, ku do të jetë prioritet se si do të llogariten mandatet. Vota e qytetarëve do të ketë më shumë peshë. Do të jenë ata që do e përcaktojnë se kush do të jenë fituesit. Kemi kërkuar që pragu zgjedhor të hiqet. Ka disa elemente shtesë.” – deklaroi Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *