Vendosni fjalën kyçe....

Këshilltari shkencor i Britanisë, aksioner në kompaninë e kontraktuar nga qeveria për vaksinën anti-Covid19


Këshilltari kryesor shkencor i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Patrick Vallance, thuhet se mban një bonus prej dhjetëra mijëra aksionesh në një gjigant farmaceutik që po zhvillon një vaksinë kundër Covid-19 për qeverinë. Megjithatë, Londra thotë se nuk ka konflikt interesi.

Vallance, i cili gjithashtu kryeson panelin këshillues ekspert të qeverisë për vaksinat, duket se ka mbajtur mbi 43,000 aksione në GlaxoSmithKline (GSK) – një kompani farmaceutike shumëkombëshe me bazë në Mbretërinë e Bashkuar – me vlerë 600,000 stërlina, njoftoi The Telegraph.

Aksionet duket se janë trashëgimia e punës së tij të mëparshme si kreu i kërkimit dhe zhvillimit në të njëjtën kompani. Gjatë mandatit të tij nga 2012 në 2018, Vallance grumbulloi një total prej 404,201 aksionesh të GSK-së me vlerë 6,1 milionë stërlina, sipas mediave britanike.

Megjithatë, ai shiti më shumë se 5 milionë stërlina aksione pasi u emërua në qeveri. GSK, ndërkohë, ka hyrë në garën globale për t’i siguruar botës një vaksinë kundër koronavirusit – së bashku me rreth 20 prodhues të tjerë të ilaçeve dhe qendra kërkimore. Përpjekja mund të rezultojë mjaft fitimprurëse, nëse kompania ka sukses.

Gjiganti farmaceutik që punon së bashku me një prodhues tjetër të ilaçeve – Sanofi – tashmë ka arritur marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar dhe qeveritë e SHBA-në për t’i furnizuar ata me një vaksinë Covid-19 në rast se përpjekjet e tij janë të frytshme.

Kontrata do të shihte që GSK-ja të siguronte deri në 60 milion doza për Mbretërinë e Bashkuar dhe 100 milionë doza për SHBA-në.

Në fillim të kësaj jave, Vallance tha se dozat e para mund të ishin gati që nga fundi i këtij viti, duke paralajmëruar, megjithatë, se gjysma e parë e vitit 2021 do të ishte një perspektivë më realiste. Zbulimet ngjallën dyshime për një konflikt të mundshëm interesi.

Sidoqoftë, Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, e hodhi poshtë këtë gjë duke thënë: “Jo, ka rregulla rreth këtyre gjërave dhe unë jam i sigurt që Sir Patrick është këshilluar plotësisht si duhet. Nëse e njihni Sir Patrick Vallance ashtu si unë, çdo sugjerim se ai po bën diçka tjetër përveç nivelit të tij më të mirë për të provuar dhe trajtuar këtë virus është i gabuar.” – shtoi ai.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *