Vendosni fjalën kyçe....

Kushi: Prejardhja nga Elbasani, i mirënjohur si kryeqendër e arsimimit të shqiptarëve, ma shton vullnetin për reformat


Pas votimit në Kuvend të dekretit për emërimin e saj si ministre Arsimi, Evis Kushi, ka shkuar të bëjë betimin ne Presidencë.

Ministrja shkruan në faqen e saj në Facebook se ka përpara një përgjegjësi të jashtëzakonshme për të cilën do punojë çdo ditë për ta kryer me integritet e përkushtim.

Ajo shton se për shkak të prejardhjes nga Elbasani, që njihet si kryeqendër e arsimimit të shqiptarëve, ka edhe më shumë vullnet që të çojë përpara reformat e deritanishme.

“Detyra e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, për të cilën do të punoj çdo ditë për ta kryer me integritetin dhe përkushtimin tim më të lartë. Prejardhja nga Elbasani, i mirënjohur edhe si kryeqendër e arsimimit të shqiptarëve me “Normalen” e tij të famshme, ma shton edhe më shumë vullnetin që me përvojën time shumëvjeçare në arsim, të çoj akoma më përpara reformat e ndërmarra deri tani, si dhe të jem kurdoherë dëgjuesi dhe zëri i çdo nxënësi, mësuesi, studenti dhe akademiku.” – shkruan ministrja Kushi në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *