Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Ka politikanë që qartazi e hapur punojnë kundër interesit të shqiptarëve


Presidenti Meta ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të disa politikanëve që sipas tij punojnë hapur dhe qartazi kundër interesave të vendit.

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit mes ambasadorin e BE-së, Soreca, ai tha se interesi i vetëm i shqiptarëve është integrimi i vendit në BE ndërsa ritheksoi se pret nga palët politike që t’i qëndrojnë marrëveshjes së 5 qershorit.

“Çështja më e rëndësishme është se sot ne kemi politikanë, që qartazi dhe hapur, që për fat të keq, punojnë kundër interesit të shqiptarëve dhe integrimit. Interesi i integrimit, është i pari interes kombëtar. Çdo dalje tjetër është në shërbim, si të sillesh si nënkontraktor, i një fuqie antishqiptare. Ne presim dhe unë pres kodifikimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Hapja e listave 100% duartrokitet nga unë në mënyrën më të dashur.” – tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *