Mes deputetes së Partisë Socialiste Elisa Spiropali dhe gazetarit Andi Bushati ka ndodhur një debat me replika personale mes njëri tjetërit në emisionin “Open”.
Debati u irritua kur Spiropali i tha Bushatit se mbështet një parti në Kosovë që ka dalë kundër amerikës.
Pas shkëmbimit të fjalëve Bushati i i tha deputetes se nuk shtyhet jeta me lavde për “Skënderbun”, ndërsa Spiropali ia ktheu duke i thënë se nuk e intimidon dot.
Pjesë nga debati:
Spiropali: Ti mbështet një parti në Kosovë që del me flamur kundër amerikës dhe ajo parti tashmë ka rënë në fund.
Bushati: çfarë po thua se s’po të marr vesh.
Spiropali: Në një status krahasonit zonjën Kim me Elisa Spiropalin. Duhet të dish që zonja Kim është përfaqësuese e SHBA-së për të cilën ne kemi shumë nevojë.
Bushati: Akoma e shikon të folurën në publik si mashtrim. Unë kam mendim të lirë.
Spiropali: Nuk është e vërtetë mendimi jot.
Bushati: Kam të vërtetat e mia. Ju nuk guxoni të thoni të vërtetat tuaja.
Spiropali: edhe ne themi të vërteta tona.
Bushati: Nuk shtyhet jeta me lavde gojore për Skënderbeun
Spiropali: Nipi i Hysni Kapos, nuk më intimidoni.
Bushati: E humbët, po ju merret goja. Nuk shtyhet jeta me lavde gojore për Skënderbeun.
Spiropali: Keni një femër përpara dhe flisni më këtë gjuhë.
Bushati: Po ju citoj juve. Ju i keni thënë Skënderbe.