Këtë të enjte, presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur në një takim ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, si dhe ambasadorin Luigi Soreca.
Takimi në fjalë po mbahet në Presidencë në këto momente, ndërsa nuk dihen ende detaje të këtij takimi.
Besohet se në qendër të diskutimit janë zhvillimet politike në vend, në veccanti Kodi Zgjedhor. Kujtojmë se maxhoranca i ka vendosur opozitës një afat më 30 shtator, për arritjen e konsensusit për Kodin Zgjedhor.