Qëllohen me armë zjarri dy policë gjatë protestave për Breona Taylor në SHBA


Dy oficerë të policisë në Louisville janë plagosur gjatë protestave të ditës së djeshme për vendimin e gjykatës lidhur me vdekjen e Breonna Taylor.

Breitbart shkruan se të dy policët janë dërguar në spital dhe të dy janë në gjendje të stabilizuar. Njëri prej tyre u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni.


Shefi i Departamentit të Policisë, Robert Schroeder, konfirmoi se një i dyshuar është dërguar në paraburgim.
Policia kishte marrë një thirrje për të shtëna me armë afër një kolegji rreth orës 20:30 të mbrëmjes, por kur shkuan në vendngjarje dy oficerë u qëlluan.

Shrwder tha se dëmtimet ishin “jo-kërcënuese për jetën” dhe se departamenti nuk do të nxirrte emrat e oficerëve.
“Unë jam shumë i shqetësuar për sigurinë e oficerëve tanë”– tha ai. “Padyshim që kemi pasur dy oficerë të qëlluar sonte dhe kjo është shumë serioze. është një gjendje shumë e rrezikshme. ”


Njëri nga oficerët thuhet se u godit në bark, poshtë jelekut të tij antiplumb, ndërsa tjetri u qëllua në kofshë, sipas reporterit Jason Riley, i cili citoi burime anonime.

Videot që qarkulluan në mediat sociale kapën zhurmën e të shtënave me armë, si dhe oficerë në anën tjetër, të cilët nxitonin dhe thonin në radion e tyre që dy policë ishin plagosur.

Breona Taylor u qëllua gjashtë herë me armë zjarri, kur policia hyri në shtëpinë e saj në Louisville në 13 Mars. Gjykata në Kentucky nuk njoftoi asnjë akuzë kundër oficerëve të përfshirë në vrasjen e saj, dhe përë këtë nisën protestat në Louisville.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *