Vijon të jetë e tensionuar situata në Elbasan, ku 71-vjeçari Lefter Zhidru, nuk është doorëzuar ende ndërsa vijon të qëllojë nga kati i dytë i banesës ku jeton.
Në vendngjarje ka forca të shumta policie që kanë rrethuar vendin dhe kanë vendosur një perimetër sigurie prej 300 metrash.
Mësohet se aty ka mbërritur edhe drejtori i Policisë së Elbasanit, Arjan Muça si dhe RENEA e snajperistë që po vëzhgojnë situatën.
I moshuari nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë për t’u dorëzuar e negociatatat po vijojnë ende.
Ngjarja
Policia iu përgjigj një thirrjeje për një rast konflikti familjar në lagjen 11 Nëntori në Elbasan. Me të vajtur në vendin e ngjarjes, 71-vjeçari nisi të qëllonte me armë ndaj efektivëve.
Nga plumbat u plagosën dy kalimtarë të rastit, Dilaver Konaxhiu e Ledio Saraçi, të cilët u dërguan në spital me lëndime të leta ndërsa u bë e mundur nxjerrja nga banesa e një gruaje dhe një vajze.