Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga seanca e sotme plenare, deputetin e opozitës, Adriatik Alimadhi.
Seanca u ndërpre për herë të dytë, pasi Alimadhi kishte bllokuar foltoren edhe pse Ruçi e përjashtoi dhe i kërkoi të dilte nga salla.
“Ulu mos spekulo me rregulloren, nuk flitet për qeverinë për replikë. Ulu, je në kundërshtim me rregulloren. Ulur koleg. Po më the komunist e Ballist jemi ndarë që në 44. S’po flet për procedurë. Lexoje se për ca flitet për procedurë. Ulu, po të tërheq vëmendjen se ke bllokuar foltoren. Jam i lumtur me identitetin tim, ti duhet të jesh fatkeq për identitetin tënd, Ulu. po të jap vërejtje, do të përjashtoj nga seanca. Atëherë je i përjashtuar nga seanca. 2 minuta pushim, shërbimet e Kuvendit ta nxjerrin jashtë, nëse nuk del do të përjashtoj 10 ditë”, tha Ruçi.
Ndonëse ishte pa mikrofon, Alimadhi ka hedhur disa fjalë kundër Ruçit, si ‘komunist i ndyrë’.