Presidenti Donald Trump ka kritikuar aktoren Meghan Markle dhe princin Harry, pas videomesazhit të tyre, ku u kërkonin amerikanëve të votonin demokratin Joe Biden.
‘Unë nuk jam një fans i saj’- tha Trump të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë pas një pyetje të shtruar nga një gazetar i Daily Mail. Ai shton: “Unë do thosha këtë – dhe ajo ndoshta e ka dëgjuar më parë – unë i uroj shumë fat princit Harry sepse ai do të ketë nevojë”.
Harry dhe Meghan, tani të vendosur në një rezidencë të Los Angelos, bënë vërejtjet e tyre për presidentin amerikan vetëm disa javë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Duka i Sussex u bëri thirrje njerëzve të refuzojnë gjuhën e urrejtjes ndërsa Dukesha e quajti atë ‘zgjedhja më e rëndësishme e jetës sonë’ në videomesazhin që bëri bujë në të dy anët e Atlantikut.
“Ndërsa i afrohemi këtij nëntori, është me rëndësi jetike që të refuzojmë gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe negativitetin në internet”- tha princ Harry.
Deklaratat e tyre kanë ngritur shqetësim në Britani, pasi Mbretëresha dhe familja e saj pritet të qëndrojnë politikisht neutralë në çdo kohë, çka domethënë që Harry dhe Meghan kishin ‘kaluar një kufi’.
Pallati Buckingham gjithashtu u distancua nga vërejtjet e Harrit duke thënë se “Duka nuk është një anëtar i familjes mbretërore” dhe ka përshkruar komentet e tij personale.
“Ata e bënë Britaninë përsëri të mrekullueshme duke u larguar, shpresoj që ata të bëjnë të njëjtën gjë edhe për ne”- tha për Daily Mail Lewandowski, tani një këshilltar i lartë i vitit 2020 në fushatën Trump.
Ndërsa shumë shikues i panë komentet e Harry dhe Meghan-it si një mbështetje ndaj Bidenit, një burim i afërt me princin Harry këmbënguli që ai nuk po i referohej Trump-it dhe as ndonjë individi tjetër.
“Duka po fliste për tonin e debatit përpara zgjedhjeve që janë tashmë mjaft të etura”– tha burimi për tabloidin britanik.