Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për Opinion tregoi pse Partia Socialiste do marrë mandatin e tretë më 25 prill.
Sipas Veliajt arsyeja pse zgjedhësit do i besojnë edhe një herë votën PS-së është se e kuptojnë se kush është partia që punon dhe ajo që futet për plaçkë.
Madje kryebashkiaku thotë se rritja e votave në 2017 erdhi pasi ata shkuan të vetëm në zgjedhje dhe jo me koalicion.
“Jemi rritur me 45 mijë vota, pra kemi shkuar në koalicion vetëm….Me ta morëm 108, plus ata 50 e ca. Ndërkohë që vetëm morëm 155. Pse? Sepse edhe publiku e kuptoi që me duar të lira unë dhe Edi Rama mund të bënim shumë më shumë për Tiranën dhe ai për vendet e tjera të Shqipërisë ndërkohë që me një koalicion që vetëm shqyente plaçkën publike me duar të lidhura edhe publiku na dha më pak vota. Unë besoj që zgjedhja për të kandiduar vetëm edhe kësaj here është një zgjedhje që do shpërblehet sepse mileti di të dallojë kush janë partitë që futen për plaçkë dhe ato që përveshin mëngët e futen për punë”- tha Veliaj.