Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik denoncoi mospërfshirjen e shtatë ligjeve të miratuar në Këshillin Politik në punimet e Kuvendit edhe pse sipas përfaqësuesit të PS-së, Gjiknuri, ato ishin dorëzuar që në 27 korrik.
Bylykbashi shkruan se ligjet e miratuara dhe që sipas Gjiknurit ishin dorëzuar në 27 korrik, ishin në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit, nuk janë dorëzuar në Kuvend duke shkelur marrëveshjet e 14 janarit e 5 qershorit.
“Me ne fund paketa e dyte e amendamenteve pas ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor, me 7 ligjet qe u miratuan nga Keshilli Politik me konsensus ne korrik, gjeti driten e diellit ne Kuvend edhe pse perfaqesuesi socialist ne Keshillin Politik kishte deklaruar qe me 27 korrik se ato ishin depozituar ne Kuvend ne perputhje me Marreveshjen e 5 qershorit. Pergjate dy muajve asnje prej ketyre ligjeve nuk u perfshi ne programin e punes se Kuvendit, duke shkelur Marreveshjen e 14 janarit dhe ate te 5 qershorit. Ligjet u miratuan ne korrik ne Keshillin Politik si pjese e Marreveshjes se 5 qershorit, por per dy muaj u mbajten te fshehur ne sirtaret e Kuvendit. U desh presioni i Opozites ne Keshillin Politik diten e marte 22 shtator dhe presioni nderkombetar qe perfaqesuesit e PS t’i nxirrnin nga sirtari pas dy muajsh fshehjeje dhe t’i regjistronin sot ne Kuvend.” – shkruan Bylykbashi.
Më tej demokrati shkruan se ligjet e miratuara në Këshillin Politik kanë të bëjnë me hetimin e shitblerjes së votës nga SPAK, me shtrëngimin e policisë për të hetuar krimet e tjera zgjedhore e ligje të tjera që cënojnë procesin zgjedhor.
Ai thekson se ato ligje duheshin miratuar por kryeministrit Rama nuk i intereson shitblerja e votës dhe as dënimi i krimeve zgjedhore, por pavarësisht kësaj më 25 prill kreu i qeverisë do takohet me fundin e tij politik, shton Bylykbashi.
“Njeri ligj i kalon SPAK-ut kompetencen per te hetuar shitblerjen e votes. Nje ligj i shtrengon rripat prokurorise se zakonshme per te goditur krimet e tjera zgjedhore dhe jo t’i toleroje ato siç ka bere deri me sot. Nje ligj qarteson rolin e policise ne zgjedhje qe Kryeministri te mos i jape me urdher policeve qe te bejne fushate per PS. Ligjet e tjera godasin fenomene te tjera qe cenojne zgjedhjet. Te gjitha te miratuara mbi bazen e propozimeve te Opozites se Bashkuar ne Keshillin Politik. Por sot, sharlatanet e mazhorances na i paraqiten sikur jane iniciativat e tyre. Ata kane vetem nje detyre tani mbi bazen e Marreveshjes se 14 janarit: t’i miratojne keto ligje pa asnje ndryshim, siç jane miratuar nga Keshilli.
Ato ligje sot duhej te ishin miratuar e te ishin ne fuqi, por Edi Rames nuk i intereson goditja e krimit zgjedhor. Atij i intereson te ndryshoje rregullat konsensuale te lojes, jo te miratoje rregulla qe i lidhin duart me 25 prill 2021 atij dhe krimineleve qe ka pas. Sado qe te perpiqet, me 25 prill 2021 Edi Rama ka takim me fundin e tij politik.” – mbyll reagimin Bylykbashi.