Zyrtarët policorë të EULEX-it kanë rrethuar dhe bastisur zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL – UÇK), njofton Insajderi.
Aty janë parë disa policë të cilët janë futur edhe brenda zyrave, ndërsa ende nuk dihet arsyeja.
Bastisja e zyrave të OVL-së vjen disa ditë pasi nga kjo zyrë u zbuluan dosje që më vonë u vërtetua se janë të Gjykatës Speciale.
Nga OVL thoshin se dosjet nuk i kanë marrë ata, porse dikush po ua sjellë.
Atë dikush ata e quanin “Rrufeja”, duke aluduar se ikte shumë shpejt pasi sillte dosjet.
Një herë edhe publikuan një video që tregon një person të maskuar që shkonte te zyra e OVL-së dhe linte grumbullin me dokumente.
Ambientet e veteranëve të UÇK-së ditë më parë u vizituan edhe nga personel i Gjykatës Speciale.