Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka deklaruar ditën e sotme se Kisha Ortodokse Serbe është një vegël e nacionalizmit serb dhe projektit të Serbisë së Madhe si dhe interesave ruse në Ballkan.
Kreu i shtetit malazez e bëri deklaratën në një intervistë të publikuar nga media kroate, Jutarnji List.
Sipas Gjukanoviçit, ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vendin e tij e kanë nxjerrë më në pah këtë fakt.
“Është mëse e dukshme që Kisha Ortodokse Serbe jo vetëm që është përfshirë në mënyrë të papërshtatshme në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, por edhe ka qenë aktorja më energjike. Kisha Ortodokse Serbe është prej kohësh një vegël e nacionalizmit e projektit të Serbisë së Madhe dhe interesave perandorake ruse në Ballkan.” – tha ndër të tjera Gjukanoviç në intervistën e dhënë.