Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja e ish-yllit të futbollit turk i ofroi një vrasësi 1.3 milion dollarë për të hequr qafe të shoqin


Gruaja e ish-yllit të futbollit turk, Emre Asik, është akuzuar se i ka ofruar një vrasësi 1.3 milion dollarë për të vrarë burrin e saj dhe për të fshehur trupin gjatë një çështje të hidhur divorci, sipas raporteve në Turqi.

Yagmur Asik akuzohet se komplotoi për të vrarë burrin e saj, i cili ka luajtur 43 ndeshje për kombëtaren turke si dhe me klube si Galatasaray, Fenerbahce dhe Besiktas. Sipas Hurriyet Daily Neës, kjo ishte pjesë e skemës me të dashurin e saj, Erdi Sungur.

Sungur thuhet se u kishte thënë prokurorëve se ai kishte një lidhje me Yagmur dhe se ajo ishte e dëshpëruar të merrte në duar pasurinë e burrit si trashëgimi.

“Unë kisha një lidhje me Yagmur. Ajo po mendonte vetëm të trashëgonte pasurinë pas vdekjes së Emre Asik. Ajo më kërkoi ta vrisja, por unë nuk pranova.” – thuhet se ka Sungur në dëshminë e tij për prokurorët në provincën veriperëndimore të Duzce.

Pasi Sungur refuzoi planin, Yagmur pretendohet se i ishte drejtuar një vrasësi me pagesë, duke i ofruar atij 10 milionë Lira Turke (1.3 milion dollarë) për të vrarë burrin e saj dhe për të gjetur një vend të përshtatshëm për të varrosur trupin.

Ajo thuhet gjithashtu se kishte siguruar armën me të cilën do bëhej vrasja.

Yagmur dhe Emre Asik u martuan në Francë në vitin 2012 dhe çifti kanë tre fëmijë së bashku.

Ata janë ende të martuar, megjithëse Asik, 46 vjeç, kërkoi divorcin pasi zbuloi se ajo kiste dasur ta hiqte qafe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *