Një kishë Baptiste në Uashington DC, ka paditur kryebashkiaken Muriel Bowser, duke pretenduar se ajo ka diskriminuar besimtarët që të mblidhen në kishë ndërkohë që ka miratuar protestat masive të Black Lives Matter e Antifa.
Kisha Baptiste e Capitol Hill (CHBC), një kongregacion kryesor Baptist në Uashington DC, ngriti një proces gjyqësor të martën, duke kallëzuar Bowser, e njohur për mbështetjen e saj të zëshme të protestave të Black Lives Matter.
Në padinë e saj, kisha thotë se zyrtarja nuk i sheh si problem protestat masive ndërkohë që ndalon mbledhjen e besimtarëve në kishë për meshat javore.
Padia citon raste të shumta në të cilat Bowser sfidoi personalisht kufizimet e koronavirusit për hir të promovimit të kauzës së protestuesve.
Më 6 qershor 2020, thuhet në ankesë, Bowser ‘u shfaq personalisht në një tubim ku merrnin pjesë dhjetëra mijëra njerëz, duke e përshkruar tubimin si ‘të mrekullueshëm’.