Në mbase një nga aksidentet më fatkeqe në Zoom gjatë pandemisë, deputeti argjentinas Juan Emilio Ameri, vendosi të thithte gjirin e një gruaje mes një seance parlamentare virtuale gjë që çoi në pezullimin dhe dorëheqjen e tij.
Gjatë bisedimeve të së enjtes për buxhetin, ligjvënësi, baba i tre fëmijëve vuri një grua të re në prehrin e tij, pastaj i hoqi bluzën dhe vazhdoi të thithte gjirin e saj. Ameri u pezullua menjëherë pasi skena u pa nga kolegët e tij deputetë.
Presidenti i dhomës së ulët tha se çështja kishte shkelur rregullat, ndërsa kujtoi shembuj të tjerë të sjelljes së pazakontë gjatë mbledhjeve në internet, kur një deputet ra në gjumë.
Ameri u përpoq ta kalonte me shaka incidentin, duke thënë se po shihte gjoksin e rritur të gruas së re, por më vonë vendosi të japë dorëheqjen.
Gjatë një interviste në radio, Ameri tha se çështja ‘po e dëmton personalisht’ atë dhe partneren e tij, si dhe të afërmit dhe miqtë e ish-deputetit.
Ai kërkoi falje për sjelljen e pahijshme dhe shpjegoi se ai llogariti keq cilësinë e dobët të lidhjes së tij të internetit, duke menduar se kamera e laptopit ishte e fikur.
“E pyeta nëse mund t’i jepja një puthje dhe e putha atë në gjinj. Kjo ishte gjithçka.” – tha Ameri.