Një aksident ka ndodhur në Ersekë ku pas rënies së një makine në lumë janë plagosur katër personat që ishin brenda saj.
Mjeti që po udhëtonte nga Leskoviku drejt Pogradecit ka rënë nga ura e Barmashit.
Nga rënia janë plagosur katër persona, Defrim Leka, Gëzim Belli, Fadil Kllomollarin dhe Petrit Hyskollarin, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Mësohet se katër të aksidentuarit janë banorë të Pogradecit.