Egjiptianët dolën në rrugë në të gjithë vendin pas lutjes të së premtes, duke kërkuar largimin e Presidentit Adel-Fattah al-Sisi.
Disa aktivistë egjiptianë ndanë pamjet e demonstratave në Kajro, Al-Jiza dhe Luxor duke iu përgjigjur thirrjeve të biznesmenit egjiptian të vetëmërguar Mohamed Ali për të protestuar ndaj sundimit të al-Sisit.
Kjo ishte dita e gjashtë e protestave kundër regjimit mes përkeqësimit të kushteve të jetesës në Egjipt.
Mohammad Ali u bëri thirrje egjiptianëve në faqen e tij në Facebook të zhvillojnë demonstrata në rrugë të premten kundër regjimit al-Sisi dhe të ‘thyejnë barrierën e frikës’ përballë shtypjes brutale të protestave nga regjimi.
Forcat e sigurisë egjiptiane filluan fushata arrestimi të rastësishme në rrugë, duke u marrë telefonët qytetarëve për të fshirë fotot.
Al-Sisi erdhi në pushtet në Egjipt në korrik 2013, pasi rrëzoi presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të vendit, Mohammad Morsi.