Vendosni fjalën kyçe....

Qytetari nga Shijaku denoncon: Tërmeti më ka prishur shtëpinë, jetoj në çadër, shteti nuk më ka dhënë asnjë ndihmë


Anomalitë dhe problemet me rastet e familjeve të goditura nga tërmeti vijojnë.

Këtë herë Partia Demokratike ka denoncuar rastin e një familje në qytetin e Shijakut.

Me zë dhe figurë ka qenë vetë kryefamiljari Klodian Luku i cili thotë se për 4 muaj së bashku me familjen e vëllait të tij kanë ndenjur në dy çadra.

Familja prej 17 anëtarësh, pretendon Luku nuk kanë marrë asnjë përkrahje nga shteti madje edhe pensionin e tij nuk e merr prej 8 muajsh.

Klodian Luku: Jam Klodian Luku, banor i qytetit të Shijakut. Kam ndenjur katër muaj me familjen, me vëllain 10 vetë atje, 7 këtu, 17. Kemi ndenjur, asnjë gjë s’kemi marrë, asnjë lloj përkrahje. 8 muaj as pension, as përkrahje, as ndihmë sociale asnjë lloj gjëje. Se ku do hamë, se ku do pimë, ja shihe në tokë, asnjë lloj gjëje

Dorian Teliti: Shtëpitë që ke pasur, janë dëmtuar shumë?

Klodian Luku: Shtëpitë po, i kam shtëpitë e dëmtuara tek babi, të dëmtuara janë, i kam bërë vetë me forcat e mia kur ra tërmeti në fillim fare.

Dorian Teliti: Nga shteti, more ndonjë lloj mbështetje?

Klodian Luku: Asnjë lloj gjëje, asnjë lloj gjëje, s’bën vaki!

Dorian Teliti: As një qind lekësh nuk more?

Klodian Luku: As dhjetë lekë, përkundrazi, kanë refuzuar babin, e kanë përzënë nga bashkia përjashta.

Dorian Teliti: Pse shkoi i takoi babai?

Klodian Luku: Po po me dosje, me gjëra.

Dorian Teliti: Dhe e kanë përzënë?

Klodian Luku: Po asnjë lloj gjëje a ça janë këta DS1, DS2, asnjë lloj gjëje, fare, fare, are… asnjë lloj gjëje. Shih unë jam invalid kam marrë 15 vjet pension. Shih si jam copë-copë, nuk kam se është turp. Ku do shkoj unë? Për punë jam unë? Del ajo ministrja e shëndetësisë dhe thotë të dalin dhe të punojnë ndërtim. Ku do punoj unë ndërtim me këtë këmbë.

Dorian Teliti: Jetoni të gjithë bashkë, jetoni në këto çadra keni ndejtur 4-5 muaj këtu?

Klodian Luku: Kemi ndejt 4-5 muaj këtu. Po! Ku do shkojmë? Ku do mbytemi?!

Dorian Teliti: Po tani ku janë kthyer te shtëpitë e prishur?

Klodian Luku: Te shtëpiat, aty te pallati jemi kthy.

Dorian Teliti: Po pse?

Klodian Luku: Po s’kemi ça… rrihet më këtu?! Të vdes me këtë vapë. Të vdesim? Babi me tension, me diabet, me zemër, ku të vdesim.

Dorian Teliti: Kanë kaluar 11 muaj tani.

Klodian Luku: Asnjë lekë pasha Zotin, se është Zoti më vret. Asnjë lekë, po rrimë vetë!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *