Vendosni fjalën kyçe....

Rama reagon ndaj Metës për HEC-et mbi Vjosë: Të kishit mbrojtur edhe Valbonën do ishte mirë


Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklartës së Presidentit Ilir Meta i cili kërkonte nga qeveria rishikimin e vendimeve për HEC-et mbi Lumin Vjosë.

Në reagimin e tij Rama shprehet dakord kërkesën e Metës por thotë se do ishte mirë sikur Presidenti të kishte mbajtur të njëjtin qëndrim edhe mbi HEC-et në Valbonë.

Më tej Rama sqaron se qeveria e tij ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e Lartme.

“Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen! Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun! Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë!”-shkruan Rama


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *