Një deklaratë e kryebashkiakut të Tiranës, Veliaj, në emisionin Opinion ka futur në konflikt anëtarët e një familjeje.
Sipas Veliajt, familja e Shpëtim Ramës e kishte tërhequr dëmshpërblimin e tërmetit por shumën nuk e ka përdorur për të rikonstruktuar banesën.
Kryebashkiaku tha se Valbona Rama i ka marrë parë duke e akuzuar atë se po gënjente.
“Kam të gjitha faturat që jo vetëm janë dëmshpërblyer po ja në rastin tonë, zonja Valbona Rama i ka marrë paratë, ka marrë 1 milion e 700 mijë. I referohemi mashtrimit dhe shpifjes së sotme. me zë dhe figurë gënjejnë njerëzit. Kjo zonja këtu ka marrë këto paratë këtu.” – deklaroi Veliaj.
Deklarata e mësipërme ka sjellë konflikt në familjen e Shpëtim e Valbona Ramës mes prindërve dhe fëmijëve të tyre.
Çifti deklaroi për Syri.Tv se nuk ka marrë asnjë qindarkë për dëmtimin e banesës. Ata thanë se fatura që Veliaj tregoi në media ishte e muajit nëntor 2019 dhe kishte të bënte me dëmshpërblimin e tërmetin të shtatorit 2019 dhe jo për dëmtimin e rëndë të pësuar në tërmetin e 26 nëntorit.
“Erioni ka thënë që ne i kemi marrë ato lekë, ka thënë se jem mashtruesa. As unë as burri im nuk jemi mashtruesa. Ai ndoshta është mashtrues vetë dhe t’i gjejë vetë ku i ka çuar ato lekët. Pa edukatë, pa turp fare, ku e di ai familjen time.” – deklaroi Valbona Rama.
Një ditë më parë ajo i tha zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa, se nuk kishte marrë asnjë ndihmë nga shteti lidhur me tërmetin e 26 nëntorit e pas kësaj kryebashkiaku Veliaj e akuzoi si mashtruese gjatw emisionit Opinion.