Vendosni fjalën kyçe....

Të miturit e bullizojnë bashkëmoshatarin e tyre, e godasin dhe e filmojnë për ta hedhur në rrjetet sociale


Rastet e bullizmit në vendin tonë tashmë janë shndërruar në një fenomen i cili shoqëron pjesë të ndryshme të shoqërisë.

Më së shumti rastet raportohet ndër të rinj të cilët intimidojnë apo dhunojnë bashkëmoshatarët e tyre të cilët më të pambrojtur bien pre dhe detyrohet të poshtërohet nga moshatarë të tyre.

Me rrjetet sociale ku bullizëm rrit efektin e vet, pasi ata përveç se bullizojnë bashkëmoshatarë i publikojnë edhe në rrjetet sociale.

Një rast i tillë është publikuar nga portali JOQ Albania ku shihet se disa të mitur në moshën e adoleshencës tallin godasin dhe filmojnë bashkëmoshatarin e tyre duke e detyruar të thotë fjalë poshtëruese për veten.

Hashtag vendosi të mos e publikojë videon por vetëm të raportojë problematikën sepse publikimi i saj nxit bullizimin më tepër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *