Një 47-vjeçar është arrestuar në Kurbin pasi u kap duke tentuar të kultivonte cannabis sativa.
Shtetasit të arrestuar me iniciale K.Gj banues në fshatin Adriatik të Kurbinit pas kontrollit në banesën e tij i gjenden edhe 8.3 kg lëndë narkotike.
Njoftimi i plotë:
Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.
Vihet në pranga një 47-vjeçar që tentoi kultivonte bimë narkotike.
Sekuestrohen bimë narkotike dhe 8.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë zhvilluar kontrolle të pandërprera në territorin e qarkut Lezhë. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:
– K. Gj., 47 vjeç, banues në Adriatik, Kurbin.
Arrestimi i tij u bë pasi ka tentuar të kultivojë bimë narkotike në fshatin Godull, Kurbin. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga bimët e dyshuara narkotike canabis sativa.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8.3 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.