Mes deputetes socialiste Elisa Spiropali dhe aktivistit të Nismës Thurje Endri Shabani mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një përplasje në emisionin “Open”.
Teksa debatonin në një moment për hapjen e listave dhe garës elektorale Spiropali i thotë Shabanit: “Me gjithë respektin, unë ju ha për mëngjes, me gjithë vota”.
“Mos kini frikë nga vota,” tha Shabani. “Nuk kemi frikë ne,” u përgjigj Spiropali.
Debati nisi kur Spiropali i tha Shabanit që e njeh atë shumë mirë, ndërkohë ai iu kthye duke i thënë se ka vjedhur kur ajo ishte tek doganat.
Pjesë nga debati:
Spiropali: Të njoh shumë mirë, Endri Shabani.
Shabani: Ju kenii vjedhur kur ishit të dogana. 1.7 milion euro dëm i keni shkaktuar shtetit shqiptar.
Spiropali: Lërini këto shprehje populiste që sna çojnë askund.
Shabani: E thotë KLSH-ja.
Spiropali: E çfarë hyn KLSh-ja kët. Jam e pastër se për ndryshe do më kishte ndjekur prokuroria e PD-së.
Shabani: I keni nxjerrë kallajin këtij vendi.
Spiropali: Nuk dua të merrem me ty, se disa anëtarë të partisë tënde i kam pasur miq të Mjafti.
Shabani: Mos kini frikë nga votuesit.
Spiropali: Unë ju ha për mëngjes juve për vota.
Shabani: Ju jeni minister, unë paguaj pagën tënde dhe shiko si flet.