Një laborator kërkimi dhe zhvillimi i gjigantit kinez të teknologjisë, Huawei Technologies, në qytetin jugor të Dongguan mori flakë, duke prodhuar re të mëdha tymi.
Pamjet u kapën menjëherë nga dëshmitarët dhe u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale. Videot tregojnë shtëllunga tymi nga katet e sipërme të ndërtesës.
Sipas departamentit lokal të zjarrit, pambuku i ndezshëm që përdoret për të përthithur zhurmat, që po përdor struktura, mund të jetë burimi kryesor i flakës.
Zjarri u shua nga zjarrfikësit ndërsa nuk raportohet për viktima. Huawei ende nuk ka dhënë komente për incidentin.
Laboratori në Dongguan kryesisht bën testimin për antenat 4G dhe 5G si dhe hulumtimin e materialeve, sipas burimeve të Reuters.