Një tjetër rast i rëndë i abuzimit me të mitur është regjistruar në vend, këtë radhë në Durrës.
Policia ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën 14-vjeçare të bashkëshortes së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer mardhënie seksuale me një shtetase të mitur 14 vjeçe, (vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Durrësit.
Ky rast i rëndë i shtohet atyre të raportuara në media në muajt e fundit.