Politikani i përzgjedhur për kryeministër të ardhshëm të Libanit, Mustafa Adib, dha dorëheqje të shtunën pasi dështoi ta formonte qeverinë e re.
Adib e dha njoftimin për dorëheqjen e tij përmes një fjalimi në televizion pas takimit me presidentin libanez, Michel Aoun, në Bejrut.
“E liroj veten nga vazhdimi i detyrës për formimin e qeverisë”, tha Adib.
Më 31 gusht, Adib, ish-ambasador i Libanit në Gjermani, u caktua për ta formuar qeverinë e re si pasardhës i Hassan Diabit, i cili dha dorëheqje pas shpërthimit në portin e Bejrutit që shkaktoi qindra viktima e dëme të mëdha materiale.
Adib i kishte siguruar 90 nga 120 votat maksimale në Kuvend për ta formuar qeverinë e re. Ai i ka mbaruar studimet e doktoratës në drejtësi dhe shkenca politike.