Vendosni fjalën kyçe....

Elton Deda revoltohet me indiferencën e qeverisë: U bëmë 8 muaj pa punë, po shkojmë drejt falimentit


Koncertet dhe muzika live në bare e restorante që prej muajit mars është e ndaluar për shkak të pandemisë së Covid-19.

Kjo gjë i ka çuar mjaft muzikantë drejt famimentit dhe Elton Deda, shprehet i rezoltuar për këtë në rrjetet sociale.

Muzikanti i njohur shpreh shqetësimin e tij dhe të kolegëve, lidhur me masat e qeverisë që i lanë ata pa punë, pa menduar asnjë lloj kompensimi edhe pse muzikantët paguajnë gjithashtu taksa si gjithë qytetarët e tjerë.

“Tashmë, ne muzikantët në Shqipëri e Kosovë po hyjmë në muajin e 8 pa punuar. Një pjesë dërrmuese e jona, të ardhurat kryesore i kanë prej punës së lodhshme deri në orët e para të mëngjesit, në klube, bare e lounge të ndryshme. Nuk punojmë dot jo sepse jemi të paaftë por sepse nuk lejohemi. Mbasi na kanë denigruar mirë e mirë me akte normative të bëra nga njerëz që thjesht nuk duan tja dinë për jetët e të tjerëve, mbasi na konsiderojnë pasanikë ndërkohë që shumë prej nesh po shkojnë drejt falimentit financiar, edhe nuk na dëgjojnë e nuk na përfillin. Nëse na mbyllën, duhet të mendoheshe një strategji kompesimi. Minimumi që mund të bëjë një shtet te i cili ne paguajmë rregullisht taksa. Personalisht ndihem tepër pesimist më tepër prej indiferencës sesa prej gropës që thellohet çdo ditë.”– shkruan Deda.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *