Interi ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Fiorentinës në Seria A.
Kouame hapi sfidën për violët që në minutën e tretë të sfidës ndërsa Lautaro Martinez barazoi rezultatin në fund të pjesës së parë.
Me fillimin e fraksionit të dytë Ceccherini shënoi në portën e tij duke kaluar në avantazh zikaltërit.
Por vetëm 5 minuta më vonë violët barazojnë me Castrovilli dhe më pas Chiesa shënon golin e tretë për Fiorentinën në minutën e 63’.
Përmbysja e rezultatin për zikaltrit do vinte në vetëm dy minuta kur Lukaku shënoi për barazimin në të 87’ ndërsa në të 89’ u shënua goli i fitores nga D’Ambrosio.