Vendosni fjalën kyçe....

Mariah Carey kujton fëmijërinë: Motra më drogoi dhe tentoi të më shiste tek një tutor prostitutash


Mariah Carey ka folur hapur lidhur me marrëdhëniet e saj të prishura familjare në një intervistë me Oprah Winfrey.
Ajo zbuloi disa detaje tronditëse për fëmijërinë e saj, duke akuzuar të motrën se e ka droguar dhe se ka tentuar ta shesë tek një tutor prostitutash.

“Kur isha 12-vjeçe motra ime më drogoi me valium, më dha kokainë, më shkaktoi djegie të shkallës së tretë dhe u përpoq të më shiste tek një tutor prostitutash.”- rrëfeu këngëtarja 50-vjeçare.

Ndërsa fliste për marrëdhënien e saj me Alison, Carey do shprehej: “Ne madje as nuk e njohim vërtet njëra-tjetrin”.
Më pas ajo shton se është ndjerë si “e huaj” në familjen e saj.

“Ne u rritëm me përvojën e të jetuarit me një baba me ngjyrë dhe nënë të bardhë. Për pjesën më të madhe të kohës unë jetoja me nënën time, ata mendonin se ishte e lehtë por në fakt nuk ishte kështu.”– tregoi ajo, citon Daily Mail.

Gjatë bisedës, Mariah zbulon se u referohet vëllait dhe motës si ish-vëllai dhe ish-motra e saj, dhe nënën e quan në emër, Patricia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *