Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Miliarda euro jepen për koncesione të dyshimta, kjo qasje duhet të ndryshojë


Presidenti i vendit Ilir Meta ka publikuar sot një raport të Institutit të Statistikave, lidhur me situatën e blegtorisë në vendin tonë.

Duke iu referuar të dhënave të INSTAT-it, presidenti thotë se ky sektor është lënë drejt një rënie të lirë që pas vitit 2017.

Meta përmend braktisjen e blegtorisë e bujqësisë dhe shpopullimin në zonat rurale, ndërsa nuk harron t’i kujtojë kryeministrit Edi Rama koncesionet e dyshimta dhe tenderat me vlera miliarda euro.

“Blegtoria, një nga sektorët më të rëndësishëm të bujqësisë shqiptare, për fat të keq, ashtu siç tregojnë dhe indikatorët e INSTAT, pas vitit 2017, po shkon drejt një rënie të lirë.
Braktisja e bujqësisë dhe blegtorisë po shpopullon zonat rurale dhe më të bukura të vendit, ndërkohë që miliarda euro jepen për koncesione të dyshimta dhe tendera “sekrete”.
Shqipëria është e fundit në rajon sa i takon mbështetjes së bujqësisë.
Kjo qasje duhet të ndryshojë një herë e përgjithmonë!”– shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *