Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq, Policia apel shoferëve: Bëni kujdes të veçantë


Policia Rrugore thotë se ka shtuar prezencën e shërbimeve në të gjitha akset rrugore për shkak të motit të keq.

Përmes një njoftimi për mediat, Policia u bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve “të bëjnë kujdes të veçantë”, pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë.

“Drejtuesit e mjeteve të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë manovra apo parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.
Drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse, ata të biçikletave të ndriçojnë biçikletën gjatë udhëtimit dhe në rast reshjesh të dendura të ndërpresin lëvizjen deri në qetësimin e motit, që të mos rrezikojnë jetën e tyre”, paralajmëron policia.

Mes të tjerëve, policia i bën thirrje edhe këmbësorëve të tregohen të kujdesshëm kur kalojnë nga njëri kah i rrugës tek tjetri, pasi për shkak të shiut dhe errësirës ka më shumë rrezik që të përfshihen në një aksident rrugor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *