Pas Kukësit dhe Dibrës, nesër demokratët do votojnë në Qarkun e Gjirokastrës për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.
Ka një numër të madh kandidatësh potencialë për deputetë në Gjirokastër, ku nxirren vetëm 5 mandate.
Në garën e parë tek anëtarësia janë përzgjedhur 27 emra:
Dega Gjirokastër
1.ADIL XHELILI
2.ALIJE KOKALARI
3.ALTIN ÇOMO
4.ANTONELA LENA
5.BEQIR GJIKA
6.BESNIK ALIAJ
7.ENTELA SHEHAJ (FICO)
8.NIKOLLA ZHULLA
9.ROLAND BEJKO
10.SHEMSHO LAMAJ
11.TRITAN SHEHU
Dega Këlcyrë dhe dega Përmet
1.ARJAN KASAJ (Këlcyrë)
2.ELDA XHUNGA (Këlcyrë)
3.GERDJAN XHANARI (Këlcyrë)
4.JOANA QIROLLARI (Përmet)
5.KASTRIOT SULKA (Përmet)
6.NIKO SHUPULI (Përmet)
Dega Memaliaj
1.ARSOLA MUZHA
2.BUJAR SKËNDO
3.BUKUROSH AJDINI
4.FATMIR ZEKA
5.HATIXHE QENDRAI
Dega Tepelenë
1.GRAMOZ QENDRO
2.KRISTINA BARDHI
3.MEHMET VEIZI
4.MYZAFER ELEZI
5.SOKOL GUGA
Partia Demokratike thotë se pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë.
Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.
Votimi i konsultimit të anëtarësisë nisi dje në Qarkun e Kukësit, ndërsa sot votojnë për kandidatët e tyre demokratët në Qarkun e Dibrës. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, si dhe nga Sekretari Organizativ Sahit Dollapi.