Regjisori Eugène Green u përzu nga shfaqja e filmit të tij në Festivalin e Filmit në San Sebastian dhe po përballet me një gjobë të mundshme nga policia pasi refuzoi ‘deri në pesë herë’ të vinte maskën si pjesë e rregulloreve Covid-19.
Në shfaqjen e filmit të tij të ri ‘Atarrabi et Mikelats’, Green-it iu kërkua nga stafi të vinte maskën në mënyrë korrekte dhe ai refuzoi, duke bërë që statusi i tij si i ftuar në festival të hiqej dhe të thirrej policia.
“Eugène Green-it iu kërkua deri në pesë herë nga stafi i Festivalit të vendoste maskën në mënyrën e duhur. Më në fund, për shkak të mungesës së bashkëpunimit të tij, drejtuesit e Festivalit i kërkuan atij të largohej nga veprimtari.” – tha festivali në një deklaratë zyrtare.
Në deklaratën e festivalit thuhej se regjisori vuri ‘shëndetin e spektatorëve dhe ekipit të filmit në rrezik’.