Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet avioni ushtarak në Ukrainë, 22 të vdekur


Të paktën 22 persona, shumica prej të cilëve ishin kadetë, kanë humbur jetën pas rrëzimit të një aeroplani ushtarak në Ukrainë.

Avioni zbriti pranë qytetit lindor të Kharkiv ndërsa po ulej. BBC shkruan se në bord ishin kadetë nga Universiteti i

Forcave Ajrore Kharkiv të cilët ishin në një fluturim stërvitor. Zyrtarët e ministrisë së urgjencës thonë se 27 persona ishin në bord.


Dy u plagosën rëndë dhe një operacion kërkimi ka vijuar gjatë natës për tre persona të zhdukur.

“Është tronditëse”, tha Zv. Ministri i Brendshëm Anton Gerashchenko, për agjencinë e lajmeve AFP. “Për momentin është e pamundur të përcaktohet shkaku.”

Një hetim është duke u zhvilluar për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Presidenti Volodymyr Zelensky pritet të udhëtojë në rajon të shtunën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *