Gjyqtarja Irena Brahimi ë ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe në vitin 2001 u emërua në Gjykatën e Apelit Gjirokastër ku edhe vijon punën aktualisht.
Në datë 07/21/2020 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimorë në datën 15.7.2020 për subjektin e rivlerësimit, znj. Irena Brahimi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 21.7.2020, vendosi:
1.Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Irena Brahimi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Gjirokastër.
2.Transferimin e çështjes që i korrespondon Vendimit nr. 454, datë 12.5.2015, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, në organin kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinorë, bazuar në pikën 4 të nenit 59 të ligjit nr.84/2016.
Pranë KPK institucioni i “DSIK” referoi disa informacione të klasifikuara që ngrinin dyshime për përfshirjen e Brahimit në veprimtari të paligjshme dhe sërish KPK ë konfirmoi në detyrë këtë subjekt dhe deri më sot nuk ka asnjë hetim penal.
Por a ka bërë hëtim të thëlluar KPK për Gjyqtaren Irena Brahimi?
Po ju paraqesim vetëm një rast i cili nuk duhet të ishte anashkaluar nga gjyqtarja KPK . Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka çuar për gjykim çështjen penale në ngarkim të të pandehurit H.D, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/4 të K.Penal .
Në datën 24.07.2016 në orën 18.00, shërbimet ë policisë gjyqësorë të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin H. D , i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “ Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal. Arrestimi i tij është bërë për faktin se në datën 24.07.2016, në aksin rrugor Gjirokastër –Tepelenë në vendin e quajtur Kryqëzimi i fshatit Mashkullorë, në orën 14.00 kishte ndodhur një aksident automobilistik, ku ishin përplasur dy automjete në këtë aksident kanë gjetur vdekjen 5 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë. Për këto arsye Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër bazuar në Nenin 290/4 të K.Penal dhe neni 390 i K. Pr. Penale: Vendosi: Deklarimin fajtor të të pandehurit H.D për kryerjen e veprës penale “ Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe bazuar në nenin 290/4 , dënimin ë tij më 6 vjet burgim
Pasi dukët qartë në videon që po paraqesim që i pandehuri H.D drejton mjetin ngjyrë gri i cili duket qartë se është fajtor dhe çdo person e kupton cili është fajtori përveç gjyqtares Irena Brahimi e cila ka vendosur për këtë rast pafajësi për të pandehurin H.D duke mbuluar një krim me qëllim ashtu siç KPK ka mbuluar veprimet e gjyqtares Brahimi të cilat janë tejet kriminale.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Infront.al