Vendosni fjalën kyçe....

Trajneri personal i Ruth Ginsburg-ut i habit të gjithë, bën ulje-ngritje para arkivolit (Video)


Një pamje u pazakontë u vërejt në shërbimin përkujtimor në nder të ish-anëtares së Gjykatës Supreme në SHBA, Ruth Ginsburg.

Trajneri i saj personal që po qëndronte para arkivolit të së ndjerës, papritmas u shtri në tokë dhe nisi të bënte disa ulje-ngritje.

Bryant Johnson, i cili ishte traineri personal i Ginsburg, bëri që shumë persona të kthenin kokën të premten kur videoja e tregoi atë në shërbimin përkujtimor të gjyqtarit të ndjerë në Capitol Hill duke bërë stërvitje, me sa duket në një mënyrë për të nderuar Ginsburg.

Johnson u afrua me arkivolin e mbështjellë me flamur dhe më pas u zhvendos anash dhe bëri një seri prej tre shtytjesh përpara se të ngrihej përsëri dhe të largohej.

Megjithëse ishte në moshën 87-vjeçare kur ndërroi jetë, Ginsburg ishte shumë energjike dhe shpesh postonte imazhe të saj në palestër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *