Një grua në Pogradec u gjet dje e pajetë në banesën e saj. Por pranë saj qëndronte vajza 9-vjeçare, e cila dyshohet se kishte 24 orë pa ushqim.
Sipas Balkanweb vogëlushja është gjetur e nxirë në fytyrë, ndërsa media të tjera shkruajnë se ka dyshime se ajo vuan dhe nga epilepsia. Pas trajtimit në pediatri ajo e ka rimarrë veten.
Ngjarjen e bën më të rëndë edhe fakti që para një muaji, gruas në fjalë i kishte ndërruar jetë edhe bashkëshorti.
Kështu vogëlushja 9-vjeçare ka mbetur e vetme dhe do jenë institucionet që do vendosin se ku do strehohet ajo.
Sipas policisë, gruaja është me nënshtetësi maqedonase.
Ndërkohë policia ka gjetur në banesën e saj një kuti me ilaçe çka ngre pistën e një vetëvrasjeje të mundshme.