Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada shqiptare në Greqi ndryshon procedurat për pajisje me pasaporta


Ambasada shqiptare në Athinë ka ndryshuar procedurën e aplikimit dhe marrjes së pasaportave dhe mjeteve të identifikimit.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të ‘Facebook’-ut, ambasada thotë se data e takimit jepet për 10 ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportës realizohet për 4 javë.

Brenda muajit tetor të këtij viti, koha e pritjes për marrjen e shërbimit dhe e dorëzimit të dokumenteve do të shkurtohet.

“DUKE FILLUAR NGA DATA 27 korrik 2020 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka kryer procedurat për pajisje me pasaportë dhe kartë ID për 19.331 shtetas. Gjithashtu në këtë hapësirë kohore janë shpërndarë 18.575 dokumente biometrike.
Më e rëndësishmja në këtë iniciativë është fakti se SOT data e takimit jepet për 10 ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportës realizohet për 4 javë.
BRENDA MUAJIT TETOR 2020 koha e pritjes për marrjen e shërbimit do të shkurtohet në 5 ditë pune dhe në total dokumentet biometrike do të dorëzohen për 3 javë.”, shkruan Ambasada.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *