Vendosni fjalën kyçe....

Azerbajxhani dhe Armenia në prag të luftës, nisin përplasjet


Nisin përplasjet midis forcave armene dhe azerbajxhanase mbi rajonin e diskutueshëm Nago-Karabak, me të paktën një helikopter të rrëzuar në Azerbajxhan.

Armenia tha se Azerbajxhani kishte filluar një sulm ajror dhe artilerie. Më vonë shpalli ligjin dhe mobilizimin e plotë ushtarak, shkruan BBC.

Azerbajxhani tha se po i përgjigjej bombardimeve përgjatë gjithë frontit. Të dy palët kanë raportuar vdekje të civilëve.

Ministria e Jashtme e Rusisë bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe nisjen e bisedimeve për të stabilizuar situatën.

Ministria e Mbrojtjes në Armeni tha se sot në mëngjes kishte nisur një sulm ndaj vendbanimeve civile dhe se ajo ishte kundërpërgjigjur duke rrëzuar dy helikopterë dhe 3 dronë të Azerbajxhanit gjatë sulmit që përfshiu dhe kryeqendrën rajonale të Stepanakert.

“Përgjigjja jonë do të jetë propocionale dhe përgjegjësia për situatën bie plotësisht mbi lidershipin azer”, shkruhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Nga ana tjetër, ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit konfirmoi rrëzimin e një helikopteri dhe shtoi se ekuipazhi arriti të mbijetonte.

Të dy Armenia dhe Azerbajxhani ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik para shembjes së tij në vitin 1991.

Për katër dekada dy vendet kishin ngecur në një konflikt të pazgjidhur mbi Nago-Karabakun, i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por i kontrolluar nga armenët etnikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *