Vendosni fjalën kyçe....

Azerbajxhani e Armenia mobilizojnë propagandën, publikojnë pamjet e sukseseve ushtarake (Video)


Ndërsa Azerbajxhani dhe Armenia po ‘përplasin brirët’ mbi rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut, makineritë e tyre mediatike po shpërndajnë video, secila duke treguar gjoja humbjet që pala kundërshtare pësoi në përleshjet e së dielës.

Azerbajxhani nisi një operacion ushtarak të dielën kundër forcave të Republikës Nagorno-Karabak, enklavë e vetëshpallur e mbështetur nga Armenia, që u shkëput nga Azerbajxhani tre dekada më parë.

I ashtuquajturi ‘kundërsulm’ u pretendua se ishte nisur në përgjigje të bombardimeve të trupave azere, megjithëse Armenia e mohoi këtë dhe tha se ishte Azerbajxhani ai që theu armëpushimin.

Të dy palët raportuan suksese ushtarake gjatë ditës, ndërsa mohuan se kishin pësuar ndonjë viktimë të tyre gjatë luftimeve.

Një video e re e lëshuar nga pala azere tregoi një sulm ajror të dukshëm ndaj një automjeti ushtarak, me sa duket i kryer gjatë ofensivës së së dielës.

Ai gjithashtu tregon atë që duket të jetë një kolonë e automjeteve ushtarake në një rrugë tokësore, duke përfshirë një tank të dëmtuar dukshëm. Pamjet u filmuan nga një dron zbulues.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes së Armenisë publikoi një video të një sulmi ndaj një grupi automjetesh luftarake të këmbësorisë, pasuar nga ajo që duket të jetë pasoja e një prite të një autokolone ushtarake.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *