Vendosni fjalën kyçe....

Gazment Bardhi nga Gjirokastra: Do zgjedhim kandidatët më të mirë, fitore e thellë në zgjedhje


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi, ka folur nga Gjirokastra lidhur me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë.

Bardhi shprehu pritshmëri të larta për Gjirokastrën, e cila ka qenë një bastion i së majtës, si dhe pret një fitore të thellë në të gjithë Shqipërinë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ajo që unë kam vërejtur gjatë këtyre 7 viteve që qeverisemi nga Edi Rama, kam parë që jo vetëm Gjirokastra, por në përgjithësi i gjithë jugu ka qenë i diskriminuar. Ka munguar investimi, ka munguar vëmendja ndaj halleve dhe problemeve të qytetarëve. Ka munguar mbështetja biznesit. Edhe gjatë kësaj përiudhe pandemie siç keni parë, shumë nga bizneset në Gjirokastër, një qytet i mrekullueshëm dhe turistik, ka qenë në vështirësi çdo biznes për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Nëse sot dalim në qytet dhe i pyesim bizneset, nëse kanë marrë mbështetje nga qeveria, edhe pse i kanë dhënë votën Edi Ramës, përgjigja është një dhë e vetme: braktisje totale nga qeveria në këtë moment, ku qytetarët dhe bizneset kanë nevojë. Prandaj pritshmëria e PD, jo vetëm për Gjirokastrën, po për të gjithë Shqipërinë është një fitore e thellë. Përsa i përket qarkut të Gjirokastrës, ju siguroj, këtë e di edhe kundërshtari ynë, që opozita e bashkuar do të jetë fituese në qarkun e Gjirokastrës.”- deklaroi Bardhi.

Lidhur me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, Bardhi u shpreh se ka ecur shumë mirë jo vetëm në degën e Gjisokastrës, por dhe në degët e tjera.

“Është një proces i ri që ndodh për herë të parë në një parti politike dhe e aplikon PD.
Deri tani procesi ka ecur shumë mirë, jo vetëm në degën e Gjirokastrës ku po ndiqet prej meje, por edhe në degë të tjera të qarkut të Gjirokastrës ku janë të deleguar për të ndjekur procesin nënkryetarët e partisë.
Siç e shikoni, interesi i anëtarëve të partisë është shumë i madh që tregon se ky është një proces që respekton dhe dëgjon zërin e qytetarëve, në rastin konkret të anëtarëve të PD, për t’u shprehur ata mbi cilësinë e kandidatëve që në fund, Gjirokastra, nga PD të përfaqësohet me njerëz me integritet, që anëtarët e partisë i besojnë dhe i kanë votëbesuar.
Uroj shumë që deri në përfundim, procesi të shkojë pa probleme siç vijon deri në këto momente, dhe në fund të procesit të zgjidhen më të mirët. Pra ne të kemi mundësi të paraqitemi tek qytetarët e qarkut të Gjirokastrës me njerëzit më përfaqësues të tyre, me njerëzit më të ndershëm, më të mirë dhe që do të jenë përfaqësues real të interesit të qytetarëve dhe jo të interesit të partive politike, të kryetarëve të partive politike apo, siç ndodh me kundërshtarin tonë, të interesit të krimit të organizuar dhe të parave të pista të krimit të organizuar.”– u shpreh Bardhi.

Ai sqaroi se ka pasur një fazë të parë të procesit, ku secili prej anëtarëve të partisë ka pasur mundësi të propozojë emrat e kandidatëve për deputetë apo për kryetar bashkie. Dhe secili prej emrave që është në listën që është sjellë për konfirmim, ka qenë një emër i propozuar nga anëtarët e partisë. Më pas një komision i vlerësimit të kandidatëve ka bërë vlerësimin e tyre dhe ka sjellë për konsultim disa emra tek anëtarët.

Kjo nuk është lista finale e kandidatëve për deputetë apo për kryetarë bashkie, pasi do të ketë një fazë tjetër vlerësimi veçanërisht të integritetit të secilit prej kandidatëve, përsëri nga komisioni i vlerësimit dhe, më pas, do të ketë një filtër vlerësimi të kontributeve në parti, veçanërisht gjatë këtyre 7 viteve në opozitë, nga kryesia qendrore e partisë dhe më pas nga Këshilli Kombëtar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *